Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2024.
Nga pasuritë e paluajtshme, Murati zotëron banesë dhe tokë në vlerë 61 mijë euro.
Sa i përket parave të gatshme, Murati ka deklaruar se ka më shumë se 20 mijë euro.
Ai po ashtu ka deklaruar letra me vlerë në ‘Tesla Inc’ 24 mijë e 663 euro, në ‘Allianz SE’ 5 mijë e 556 euro, në ‘Volkswagen’ AG 2 mijë e 832, dhe në ‘Netflix Inc’ 11 mijë e 220 euro.
Sipas deklarimit në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ministri Murati ka mbi 20 mijë kursime në dy banka të Kosovës.