Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dedaj: Largimi i Kurtit nga pushteti, hap historik për rikthimin e bashkëpunimit me SHBA

    17/06/2025 19:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka folur rreth deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, ku tha se do t’i kthehet përsëri çështjes Kosovë-Serbi.

    Dedaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se Kurti, Osmani dhe Gërvlla gjatë këtij mandati kanë dëmtuar dhe rrezikuar alenacën me ShBA, ku shton se kanë rrezikuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

    “SHBA ishin dhe do mbeten partneri dhe aleati më besnik dhe më i përkushtuar i shtetit të Kosovës, para , gjatē dhe pasluftës në Kosovë. Fatkeqësisht regjimi populist Kurti, Osmani dhe Gërvalla, gjatë ketij mandati e dëmtuan dhe e rrezikuan aleancen me SHBA, kështu e rrezikuan paqën, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, me politika diletante, të papërgjegjëshme dhe cinike.Regjimi në ikje disa herë e ka provokuar sigurinë në pjesën veriore të Mitrovicë, pa u koordinuar me KFOR-in dhe SHBA e BE, gjë e cila ka mundur për të sjellur eskalim ndëretnik, sepse Serbia është gjithnjë e interesuar dhe aktive për të rrezikuar paqën dhe vetë Republikën e Kosovës”, tha ai.

    Tutje ai thekson se Kosova nuk mund të ketë stabilitet, progres dhe integrim euroatlantik pa ShBA dhe BE.

    “Prandaj regjimi Kurti ka bërë gabime kryeneqe nê hapa dhe pa konsultime paraprake me Uashingtonin dhe Brukselin, për efekte politike dhe elektorale, duke mos menduar se Kosova është shumë më e rëndësishme se cilido institucion,subjekt politik, klan apo individ i Kosovës! Treshi përgjegjës për politikë të jashtme,Kurti,Osmani dhe Gërvalla,si miop politik, janë sjellur me papërgjegjësi ndaj partnerëve të Kosovës, me politikat e tyre infantile, anarkiste dhe primitive ballkanike.Kosova nuk mund të ketë stabilitet, progres dhe integrim Euroatlantik pa SHBA dhe BE. Përndryshe duhet të jeni të çmendur dhe me probleme psiqike, nese dikush mendon se Kosova mund të ekzistoj pa partner dhe pa miq”, theksoi ai.

    Dedaj tutje shton se largimi i Albin Kurtit nga pushteti, do të jetë një hap historik për rikooperimin dhe rivendsojen e bashkëpunimit me ShBA dhe Administratën e presidentit Trump.

    “Lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, sikur edhe lufta në Kosovë tregojnë rëndësinë vendimtare të miqëve dhe aletatëve në raste konfliktesh dhe lufte. Shkelqësia e Tij, presidenti i SHBA Donald Trump, s’do mend se do të angazhohet për të përmbyllur çështjen e problemeve aktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë,si dy vende fqinje. Mendoj se largimi i Albin Kurtit nga pushteti, është një hap historik për rikooperimin dhe rivendosjen e bashkepunimit me SHBA dhe Administraten e presidentit Trump, e cila do ti hapë rrugë stabilitetit në rajon, progresit, daljes nga izolimi dhe sanksionet si dhe perspektives Europiane dhe integrimit Euroatlantik të Kosovës”, përfundoi ai për GazetaBlic.

    Artikuj të ngjashëm

    Përfundon takimi i Trump në “Situation Room”, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit

    Irani paralajmëron qytetarët: Ndaloni përdorimin e aplikacioneve si WhatsApp dhe Telegram

    Trump mbledh ekipin e sigurisë kombëtare në “Situation Room”

    Të Fundit

    Hajrulla Çeku raportohet se do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës

    Kjo ishte gruaja e Shaqir Cervadikut, për të këngëtari ende vuan

    ‘Më duket depresive për kandidaten’: Rohde flet për dështimin e 33-të në Kuvend

    Ambasadori frencez: Rruga e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

    Përfundon takimi i Trump në “Situation Room”, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.