Sllogani “Liria ka emër” që është sinonim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dedikim ndaj krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë po i pengon dikujt edhe në Gjermani.
Një mërgimtari që jeton atje i është thyer xhami i veturës pikërisht që ka pas të ngjitur sloganin “Liria ka emër” dhe emblemën e UÇK’së.
Patriot Gogaj i cili jeton në Gjemani e që vie nga komuna e Deçanit ka treguar për Insajderin se këtë slogan e mban në xhamin e veturës që dy vite.
Ai dyshon se këtë veprim e ka bërë dikush që i pengon emblema e UÇK’së.
Rastin e ka paraqitur edhe tek autoritetet gjermane.
Ai thotë se nesër do ta vendos përsëri xhamin e ri me mbishkrimin e njëjtë. /Insajderi/