Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Dea Mishel afrohet me Shpatin, flet për herë të parë për Amosin

    02/03/2023 12:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të gjithë e kujtuam flirtin mes Amos Zaharia dhe Dea Mishel në shtëpinë e Big Brother.

    Ndonëse para se të dilte nga shtëpia, banorët e përcaktuan marrëdhënien e tyre si miqësore, të dy e kanë pranuar se kishin një kimi. Por gjërat u dukën sikur ndryshuan për Dean, kur në shtëpi u fut Shpati. Që në momentet e para, ajo shprehu simpatinë për banorin e ri dhe kaq mjaftoi që banorët brenda shtëpisë të mendonin se gjithçka ishte një lojë nga ana e blogeres.

    I ftuar në një emision, Amos u shpreh se nuk është mërzitur nga veprimet e Deas, e se jeta vazhdon për të dy ata. Amos e ka thënë më parë hyrjes se Shpatit në shtëpi që po e pret Dean jashtë për ta njohur më tepër, por tani nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë. Ndërkohë vetë Dea duket më e qartë në qëndrimin e saj, duke pohuar se me Amos do vijojë të takohet, por mes tyre do të vijojë të jetë vetëm një miqësi. Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, ajo u shpreh se nuk ka një pëlqim për Shpatin, por gjithçka e kishte bërë për lojë.

    “Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë.”

    Kur moderatoret e pyetën nëse ishte “ndarë” me Dean aktori u përgjigj duke thënë se:

    “Nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur.”

    Ndërkohë i pyetur për marrëdhënien e Deas me Shpatin, ai u shpreh se e sheh si të vërtet.

    Pyetje: Dea nga ti te Shpati, pra lule më lule, si e shikon?

    Amos: Unë nuk e kam parë si lojë, çdo gjë që ka ndodhur aty ka qenë e vërtetë. Kur del jashtë shikon se disa njerëz bëjnë lojë e për hir të lojës bëjnë gjëra të caktuara. Nuk e di nëse po e bën për lojë. 

    Artikuj të ngjashëm

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    A është penduar për ndonjë gabim në “BBV 4”, tregon Jozi

    Emrat që përfliten për edicionin e pestë të BBV

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.