Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    De Riu: Italia vazhdon ta mbështesë Kosovën, i nevojshëm de-eskalimi i situatës në Veri

    01/06/2023 21:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka theksuar nevojën për de-eskalimin e situatës në veri të Mitrovicës.

    Ambasadori De Riu tha se është thelbësore që palët të bëjnë një hap prapa për uljen e tensioneve në katër komunat veriore.

    Në pritjen solemne me rastin e festës Kombëtare të Italisë, De Riu, riktheskoi mbështetjen ndaj Kosovës dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik.

    “NATO dhe ushtria jonë do të mbeten për të garantuar stabilitetin dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës, por është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga të gjitha palët e përfshira që menjëherë të bëjnë një hap prapa dhe të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve. Qeveria italiane do të vazhdojë të punojë për rivendosjen e qetësisë dhe kthimin në rrugën e dialogut dhe diplomacisë në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, duke filluar nga BE-ja dhe Kuinti. Paqja dhe pajtimi janë pjesë e një procesi unik dhe Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian me Beogradin mbetet thelbësor në funksion të një marrëveshjeje normalizimi gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, në përputhje me parimet e BE-së, veçanërisht pas rezultateve të rëndësishme të arritura në Bruksel dhe Ohër në shkurt dhe mars të kaluar. Si një partner kyç i BE-së dhe NATO-KFOR-it, Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë fazë vendimtare, duke mbështetur integrimin e saj në strukturat euroatlantike dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, nëse kjo do të ketë nevojë për një qasje konstruktive nga Prishtina”, tha ai.

    Në shënimin e pavarësisë së Italisë, ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se vlera e ushtarëve italian në Kosovë u tregua edhe të hënën, më 29 maj në Zveçan, ku u përballën me “turmën e infiltruar nga elementë të dhunshëm ekstremistë, pjesërisht nga jashtë Kosovës, me qëllime kriminale”.

    Ai shtoi se ata që sulmojnë paqeruajtësit sulmojnë paqen

    “Vlera e ushtarëve italianë u tregua plotësisht të hënën, më 29 maj në Zveçan, ku njësitë e KFOR-it u përballën me turmën e infiltruar nga elementë të dhunshëm ekstremistë, pjesërisht nga jashtë Kosovës, me qëllime kriminale, të cilët shpresoj se do të mbajnë përgjegjësi nga institucionet e rendit dhe ligjit të Republikës së Kosovës. 11 ushtarë të guximshëm italianë kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë, por fatmirësisht plagët nuk janë fatale. Sot nuk është dita për të folur se kush i sulmoi paqeruajtësit. Ata që sulmojnë paqeruajtësit sulmojnë paqen. Unë e di që ka një përpjekje për të fajësuar vetë njësitë e KFOR-it apo ato të policisë së Kosovës, por as KFOR-i dhe as policia nuk sulmuan askënd. Ata thjesht e bënë detyrën e tyre për t’u përballur me trazirat e urdhëruara nga jashtë dhe që nuk janë në interes të asnjë qytetari të Kosovës të asnjë etnie”, tha ai.

    Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

    Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

    Artikuj të ngjashëm

    Vatikan, po zhvillohet procesioni formal drejt Kapelës Sistine

    Italia kujton heroin Afrim Bunjaku: Të përfshirët do të mbajnë plotësisht përgjegjësi

    Marrëveshja për emigrantët, Rama: I duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar

    Të Fundit

    Pas një jave kërkim, gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

    Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

    Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

    Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Nis mesha e Papës së ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.