Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Daut Haradinaj rrëfen bisedën me nënën e Adrian Krasniqit: Në varrim i thash se nuk të ka shku gjak humbur

    28/01/2023 21:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 16 tetor të vitit 1997, vdiq heroikisht ushtari i parë me uniformë të UÇK-së, Adrian Krasniqi.

    Për rënien e tij është folur ndër vite, ku bashkëluftëtarët kanë rrëfyer në detaje aksionin ku mbeti i vrarë në Kliqinë.

    Së fundmi, në emisionin “n’Demos”, ka folur edhe ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj i cili ka dhënë detaje ekskluzive rreth kësaj ngjarje.

    “Kur është larguar masa prej varrimit të Adrianit, ne kemi bo nderim ushtarak tek varri i tij, rreth 40 vetë të gjithë të armatosur kemi bërë nderim ushtarak, e pastaj i kemi caktur dy vetë që të shkojnë tek familja e Adrianit, tek baca Xhafë, aty kanë shkuar Lahiu me Shkelzenin, na i kemi mbledh pak pare se nuk e kemi ditë gjendjen e familjes, ata kanë shkuar me i ngushëllu dhe me i tregu se ne jemi shokët e tij, i kemi mbledhur dy mijë marka për t’iu dërguar atyre, por kur u kthyen ata erdhën me disa shteka cigare të Amerikës e me 10 mijë dollarë, e u kishin thënë që ta përshëndetni atë djalin që ka marrur hakë mbramë se nuk na la me shku gjakë humbur djalin, e kështu kemi filluar edhe lidhjet më të mëdha me atë familje”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan GazetaDemos.

    Rënia e Adrian Krasniqit u kthye në forcë e motiv për bashkëluftëtarët e tij, të cilët morën hak po në atë ditë, e që për këtë ishte njoftuar edhe nëna e heroit gjatë ceremonisë së varrimit.

    “Unë i kam thanë nanës Adrianit tek varri se nuk të ka shku gjak humbun, ajo qysh është kanë kah varri është kthy më ka shiku, dhe i ka pyet pastaj kush ke ai djali që më tha ashtu e i kanë tregu që ka qenë Daut Haradinaj, edhe Serbia e kishte konfirmuar që ka pasur humbje të mëdha ato ditë, ndoshta më të këqijat të asaj kohe, Adriani fizikisht ka qenë jashtëzakonisht i përgatitur, shumë djal i zoti”, është shprehur Haradinaj.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj për xhipat e Kurtit: Si në kohën e egër kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë

    Haradinaj: Nëse do t’i kishte opozita votat, kryeparlamentari do të zgjidhej

    Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty

    Të Fundit

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.