Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka përkujtuar heroinën Myrvete Maksutaj në 26 vjetorin e rënies, shkruan GazetaDemos.
Haradinaj u shpreh se gratë e Kosovës asnjëherë nuk hezituan të mbajnë rol kyç e të shumëfishtë në përpjekjet për liri.
Postimi i plotë i tij:
Gratë e Kosovës janë tregim i jashtëzakonshëm. Ato, jo vetëm që lindën e rritën trima e trimëresha, por edhe u rreshtuan në krah dhe barabartësisht me çlirimtarët tjerë. Nuk hezituan në asnjë moment, gjatë gjithë historisë, të mbajnë rol kyç e të shumëfishtë në përpjekjet për liri. E tillë ishte edhe Mervete Maksutaj, një grua e rrallë, një heroinë, një rol model e frymëzuese për të tjerët, që u zgjuan nga gjaku i saj i dhënë për liri.
Kosova të falënderon, trimëreshë!