Daut Haradinaj i ka dalur në krah kryetarit të Suharekës, Bali Muharremajt, pasi ky i fundi u zhgënjye nga largimi prej AAK-së i ish-kryetarit të Suharekës, Blerim Kuqi.
Haradinaj ka deklaruar se nuk është turp të jesh i tradhëtuar, por të tradhëtosh.
“Bali, nuk është turp me qenë i tradhëtuar. Turp është ta tradhëtosh dikë.
Krenar me ty, kryetari më i mirë në Kosovë!”, shkroi ai.