Anëtari i kryesisë i AAK-së, Daut Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të Hashim Thaçit, Haxhiut, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se Thaçi në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar.
“U ndjeva i prekur kur e pashë skenën e vizitës së Hashimit në spital. E kam përjetuar vetë. Por, sado që të zgjasë, e drejta jonë historike do të triumfojë”, shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë:
Historia, po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik. E këtë më së shumti e përjetoi mixha Haxhi, që në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar.
U ndjeva i prekur kur e pashë skenën e vizitës së Hashimit në spital. E kam përjetuar vetë. Por, sado që të zgjasë, e drejta jonë historike do të triumfojë.
I përjetshëm kujtimi për ty, mixha Haxhi Thaçi!