Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj njëherit edhe kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, ka uruar Memli Krasniqin.
Sot u bë zgjedhja e të parti të PDK-së dhe ai që mori postin e kryetarit të këtij subjekti ishte kandidati i vetëm, Memli Krasniqi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Daut Haradinaj ka uruar Krasniqin për postin e ri.
“Mikut tim Memli Krasniqi i uroj suksese në krye të PDK-së”, ka shkruar Haradinaj.