Kontributi i komandantit të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinajt gjatë kohës së luftës është lartësuar shumë herë nga bashkëluftëtarët e tij e nga ata që e kanë njohur.
Së fundmi, për këtë rol ka folur edhe një nga bashkëluftëtarët e tij më të afërt, njëherit vëllai i tij, Daut Haradinaj në emisionin “n’Demos”, i cili ka rrëfyer rastin kur është plagosur ai gjatë një beteje.
“Ne kemi qenë në vend tonë, e drejta jonë kombëtare e para zotit, ne kemi qenë në shtëpi tonë, e dyta edhe përgatitja e Ramushit që ka qenë e jashtëzakonshme, sepse e ka ditur saktësisht si duhet pozicionuar njerzit, prandaj edhe ne që kemi qenë brenda nuk jemi plagosur askush, vetëm Ramushi ka marrur plagë, pasi ka mendu që është një kojshi në një dritare, edhe tre herë ka dalur të i thotë se mos rri aty se po të merr plumbi, ne nuk e dinim se ajo shtëpi i ka dy hyrje, aty pra kanë depërtu serbët, e nga aty e kanë goditur një herë nër brezë e me një kalibër bukur të madh në dorë, unë nuk e kam ditë që është plagos Ramushi deri vonë, kur ja kam kap dorën ishte me gjak, e unë i thash pse nuk i ke ndrru patikat, tha jam i plagosur edhe bukur keq, e kishte vendosur një material prej djathit që me iu ndal gjakderdhja, andaj ndoshta edhe sot ky është gjall, e ka ndihmu edhe pak fati se ka qenë edhe fizikisht mirë. Tek kryqi i Rakocit e ka pasur një rënie të vetëdijes, ka qenë shumë i fort fizikisht edhe prandaj i ka mbijetu atyre plagëve shumë të mëdhaja”, ka thënë Haradinaj, shkruan GazetaDemos.
Ish-komandanti i UÇK-së edhe sot e ka bindjen e njëjtë siç e kishte gjatë viteve 90-ta, sa i përket karakterit të serbëve.
“Serbët janë frikacak, ata e kanë dëmtu Kosovën në masë të madhe në civil, por në rast se i kqyrni statistikat kokë për kokë se sa ushtarë i kemi të vrarë në luftën e fundit, dhe sa ushtarë serbë janë të vrarë ne jemi minimum 4 me 1. Pra ata janë frikacak e njerëz të lig, janë hakmarr nëpër familje e civil, nëpër vija të fronit nuk mundesh me gjetë asnjë serbë që ka triumfu ose që ka korr ndonjë fitore”, ka thënë Haradinaj.
Emisioni i plotë: