Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka falënderuar secilin përkrahës e mbështetës të AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan GazetaDemos.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë së bashku, sepse i presin shumë punë të përbashkëta.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe votues të Aleancës,
Me mirënjohje të madhe, ju falënderoj për besimin dhe përkushtimin tuaj në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Mbështetja dhe angazhimi juaj kanë qenë forca jonë kryesore.
Çdo individ që dha kontributin e tij me përkushtim dhe vendosmëri, ju jeni zemra dhe shpirti i kësaj force politike. Faleminderit për çdo votë, për çdo përkrahje dhe për çdo angazhim! Së bashku do të vazhdojmë, na presin shumë punë.
Të gjitha partive dhe kandidatëve për deputetë u uroj suksese për arritjet në këto zgjedhje. Kosova duhet parë si një tërësi, dhe kështu do të mbetet në zemrat tona.