Daut Haradinaj: Dyfishim të buxhetit për sportistët dhe përfaqësim të drejtpërdrejtë në Komunë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se në programin e tij për sportin përfshihet dyfishim i buxhetit për sportistët.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me programin e tij është paraparë ndërtimi i Pishinës Olimpike dhe palestrave multidimensionale.

“Programi ynë për sportin përfshin dyfishim të buxhetit për sportistët e kryeqytetit, ndërtimin e Pishinës Olimpike, dhe ndërtimin e palestrave multifunksionale në lagjet kryesore të Prishtinës. Klubet sportive do të kenë përfaqësim të drejtpërdrejtë në Komunë”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Reklama