Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendëskryeministres Donika Gërvalla gjatë një tubimi elektoral në Pejë, ku ajo akuzoi për sundim me banda në këtë qytet.
Haradinaj e quajti Gërvallën “një banditë ordinere” dhe e akuzoi se po flet pa bazë dhe pa njohuri për situatën reale.
“Nëse kjo shkon në Pejë dhe e ngrit zërin duke thënë se Peja qenka sunduar nga bandat, atëherë mund të them se kjo është një banditë ordinere. Kjo nuk di as çfarë është duke folur e as ku është duke folur”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini.
Ai ka theksuar se nuk ka asgjë personale kundër Gërvallës, por e kritikoi ashpër për, siç tha, ofendimin e Pejës dhe UÇK-së.