Dasmorët bllokojnë autostradën, krijojnë kolona të gjata duke vallëzuar

Disa vetura të dasmorëve në Shqipëri kanë bllokuar autostradën e Laçit, pasi i kanë ndalur veturat dhe ia kanë hedhur vallës, shkruan Gazeta Demos.

Këta madje u kujdesën që ky moment i veçantë dhe i çuditshëm i tyre të mbetej gjatë në kujtesë, andaj edhe e xhironin nga lartë.

Në bazë të videos, dëgjohen edhe paknaqësitë e udhëtarëve, të cilët ishin duke kaluar nëpër atë autostradë në kohën kur dasmorët kërcenin me muzikë e shami./Gazeta Demos

Shihni pamjet:

Reklama