Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Dasma përrallore shqiptaro-gjermane në Itali, gjatë tre ditëve ishin rreth 200 të ftuar nga të gjitha anët

    11/11/2023 18:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për histori përrallore, mund të lexosh në libra. Por kur ajo bëhet realitet, mjafton ta shijosh deri në momentin e fundit. Një nga ato momente, ku mes qindrave personave, të rrahurat e zemrës dëgjohen më së shumti, është martesa.

    Në atë të çifitit shqiptaro-gjerman, mrekullitë zbritën në tokë.

    Katedralja Maria Santisima Delamadia në Fasano të Italisë, u bë nikoqire e këtyre përjetimeve.

    Alberti e Nadine i premtuan njëri-tjetrit pafundësinë.

    Festa shpërtheu, e buzëqeshja mbizotëronte në fytyrat e të gjithëve.

    Më të lumturit ishin familjarët e çifitit, të cilët për Demos kanë treguar se si ka shkuar kjo dasmë, që për pjesëmarrësit do të mbetet gjatë në kujtesë, pasi edhe secila ditë, kishte organizim deri në detajin më të vogël.

    “Dasma ka shkuar për tre ditë, kemi pasur 180 miq e dashamirë, natën e parë i kemi pritur mysafirët në një darkë, ku i kemi përzierë familjet, e jo të ndarë, miqtë nga Minheni. Dita e dytë ka qenë, kurorëzimi i vllaut dhe Nadines, në Monopoli në një katedrale të madhe, më pas ditën e tretë i kemi pritur në një pishinë aty ku janë relaksuar të ftuarit pas dasmës të vllaut tonë.”, ka thënë Shkëlzen Merturi, vëllai i dhëndrit.

    Gëzimin e njëjtë e kishin edhe familja Murz nga Gjermania, të cilët treguan se çka u bëri më së shumti përshtypje prej dasmorëve të ardhur nga Kosova.

    “Atmosfera ishte vërtet fantastike, para së gjithash doja të mësoja pak më shumë për njerëzit nga Kosova, njerëzit janë shumë shumë të guximshëm, takimet ishin të mbushura me dashuri dhe atmosferë e mirë.“, pohoi Werner Murz, vëllai i nuses.

    Mes atyre që morën pjesë në gëzimin e familjes Merturi, ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

    “Ka një kohë që e njoh familjen Merturi, kemi ndarë gëzime edhe më herët bashkë, si tek unë në shtëpi e si në familje të tyre.”, është shprehur Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës.

    Përshkrimi me fjalë për përjetimet e atyre ditëve, për miqtë e familjes po del të jetë shumë i vështirë.

    “Kam pas shumë dëshirë që të marrë pjesë në atë dasmë, edhe pse më ka pengu pak viza, por kemi marrë pjesë familjarisht e unë asi dasme kurr pa nuk kam pa, edhe kam qenë në shumë dasma, unë nuk muj me përshkru atë dasmë.”, ka deklaruar Halil Geci, mik i familjes Merturi.

    Por sa ka zgjatur i tërë plani deri tek dita e dasmës, ka treguar vëllai i dhëndërrit, Shkëlzeni.

    “Ma shumë se një vit e gjysmë ka shku i gjithë organizimi, planifikimi, thirrja e njerzve, me një thirrje i kem paralajmëru që po vjen një dasmë, e planifikoni pak, tani ka vazhdu hoteli e ushqimi.”, ka thënë Shkëlzen Merturi, vëllai i dhëndrit.

    Fjalët më të zgjedhura për familjen Merturi e miqtë e tyre nga viset shqiptare, i kishte vëllai i nuses, Wener.

    “Kam gjetur një qëndrim të fortë mes popujve, ata me të vërtetë kujdesen mirë për njëri-tjetrin, ndërveprojnë shumë me njëri-tjetrin, sheh gjyshërit duke luajtur me fëmijët, nuk i sheh fëmijët të jenë në gjendjen e tyre. Ata janë shumë të hapur, jo të afërt apo të turpshëm, shumë bujarë dhe shumë dhurues. Ata donin të siguroheshin që të gjithë të jenë të lumtur dhe të mbushur me krahë dhe të mirëpritur. Ata besonin fort në vendin e tyre, ndonjëherë është shumë e vështirë të flasësh për këtë, e ndjeva se janë shumë krenarë për rajonin dhe vendin e tyre.”, tha Werner Murz, vëllai i nuses.

    Kontaktet po i vazhdojnë edhe dasmorët tjerë që morën rrugë nga Kosova për në Itali, për ta nderuar familjen Merturi.

    “Unë kam një mik aty, një gjerman e një italian e ishin do të Shqipërisë, na ka mbet miqësi e dy tre herë jemi dëgju me ta, unë jam knaq shumë, e krenohem shumë me atë familje, kur jam ardh në shtëpi u kam thanë djemve edhe ju duheni të jeni ashtu.”, tha Halil Geci, mik i familjes Merturi.

    Edhe për nusen, përshkrimi i asaj dite po del të jetë goxha i vështirë edhe gjatë këtyre ditëve.

    “Ne shkuam në atë vend për përvjetorin e mikut tonë dhe u dashuruam plotësisht me ambientin. Dhe pak më vonë, po, ne u fejuam. Ai më kërkoi të martohesha me të dhe për mua ishte e qartë që nga ai sekondë, se nëse do të martoheshim, vendi im i ëndrrave do të ishte aty, sepse ishte kaq magjike me të gjitha ato lule dhe me të gjithë atë atmosferë italiane. Po mendoja se do të ishte shumë bukur për një martesë. Dhe më pas thirra një shoqen time shumë të mirë pasi ajo ka një butik të madh për planifikimin e ngjarjeve, dhe e pyes nëse mund të më mbështeste me organizimin e eventit. Dhe po, për mbrëmjen e parë doja shumë të kisha atë shije italiane dhe pasi rajoni është shumë i njohur për limonët, kështu që doja që kjo të reflektohej në dekorim. Dhe për mua ishte shumë e rëndësishme. Le të themi për ne ishte shumë e rëndësishme që njerëzit atje të kalonin shumë mirë që të argëtoheshin, sepse shumë nga të ftuarit tanë, kishin udhëtime të gjata për të ardhur aty. Kështu që ne donim t’ua bënim fundjavën shumë magjike dhe të këndshme. Pra, ne donim të kishim një atmosferë të këndshme. Ne donim të kishim ushqim të mirë, verë të mirë dhe muzikë të mirë. Kështu që aty filloi. Dhe pastaj po flisja me shumë luleshitës dhe bëra tabela si humor me ato aranzhime të ndryshme lulesh. Dëgjuam grupe të ndryshme derisa morëm një vendim përfundimtar. Dhe po, kështu u planifikua e gjithë dasma. Pra, ishte shumë ndërkombëtare.“, u shpreh nusja, Nadine Merturi.

    Por si ndodhi njohja mes tyre, që pas disa vitesh do të shndërrohej në martesë?

    “Jemi njoftu ne vitin 2018 ne Austri ne vendskijim, mas asaj mora vendim qe me vet a do me u martu. Traditat i kem shume te ngjajshme, kam qene ne nje dasme tyre kam pare shume ngjashmeri. Traditat jane tradita edhe duhet me i mbajt, per mu eshte absolut 100’perqind e sigurt se kane me msu shqip. Emrat kane me i pas edhe shqiptar edhe gjerman. Duhet me u dit edhe prejardhja e tyre.”, tha Albert Merturi, dhëndri i dasmës.

    Ai që e udhëhoqi manifestimin, ruan akoma kujtimet më të mira nga dasma e cila ani pse u mbajt në një vend të huaj për të dy familjet, ishte i mbushur me bujari.

    “Ka pak kohë që na ndan nga kjo dasmë e mrekullueshme, edhe unë si udhëheqës i këtij manifestimi që ka qenë në disa gjuhë jam ndjerë shumë mirë, ndonëse në një vend të huaj, po i mbushur me bujari shqiptare. Ne kemi nevojë, që edhe gëzimin edhe pikëllimim ta ndajmë, në ketë rast ishte një shembull shumë i mirë e reklamë i popullit tonë e jemi ndjerë të gjithë mirë.”, u shpreh prifti Don Mikeli.

    Artikuj të ngjashëm

    Këngëtari habit me deklaratë: Gratë lypin rręh më së shumti në dasma, kanagjegjet s’mundem me i duru

    Hëngrën e ikën, ish-banorët e BBVK2 dasmorë pa disponim

    “Shqiptart e bojn ma s’miri” – Me surle e tupana, krushqit e “kallin” atmosferën gjatë marrjes së nuses

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.