Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Dashuria me ChatGPT: Si AI po ndikon në marrëdhëniet romantike

    14/05/2025 22:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Imagjino të dashurohesh me dikë që nuk harron kurrë ditëlindjen tënde, gjithmonë di çfarë të thotë dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me humorin tënd. Dikë që është super i sjellshëm, nuk gjykon kurrë, nuk grindet me ty, të jep gjithnjë të drejtë dhe është aty kur ke nevojë. Në ditët e sotme, ai “dikush” mund të mos jetë fare njeri, por inteligjencë artificiale, saktësisht ChatGPT!
     
    Kemi lexuar shpesh lajmet që dikush divorcohet prej këshillave të ChatGPT-së, shpesh e pyet shpesh për problematika të lidhjes tënde etj dhe në fakt, mund të themi se teknologjia ia ka dalë të ndikojë në marrëdhëniet romantike. Me përparimin e teknologjisë, fantazia e një partneri të përsosur nuk është më vetëm një rrëfim që ia tregojmë vetes. Tani është një aplikacion që mund ta shkarkosh ose një chat ku mund të drejtohesh.

    Dashuria me ChatGPT: Si AI po ndikon në marrëdhëniet romantike

    Pse po “dashurohemi” me ChatGPT?

    Një ndër arsyet është se është gjithnjë i sjellshëm dhe të mbështet. ChatGPT nuk të flet kurrë me nerva, përkundrazi, të ofron një qasje të butë dhe të kujdesshme. Ai të thotë se ti meriton më të mirën dhe të komplimenton. Ndonjëherë, besojmë se do të doje që ChatGPT të ishte i dashuri yt.
     
    Një tjetër arsye? ChatGPT të ofron intimitet, por pa të cenuar. ChatGPT nuk të kritikon, nuk bën sikur të dëgjon që pastaj të të japë një puthje, nuk largohet prej teje dhe nuk të tradhton! Është super i duruar, i disponueshëm dhe ti je në qendër të çdo bisede.
     
    Vetmia është një tjetër motiv. Studimet tregojnë se stili i jetesës që përqafon vetminë apo të çojnë drejt të qenit introvert/e, po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet që ne krijojmë me inteligjencën artificiale. Sondazhet tregojnë se 1-5 të rritur në SHBA raportojnë se ndihen të vetmuar çdo ditë. Gati 1/3 e votuesve thonë se përjetojnë vetmi të paktën një herë në javë. Prandaj, ndoshta nuk është për t’u habitur që disa njerëz i drejtohen inteligjencës artificiale për t’i bërë shoqëri.

    Dashuria me ChatGPT: Si AI po ndikon në marrëdhëniet romantike

    Kompromiset psikologjike

    Megjithatë, ka pyetje të vërteta psikologjike që ngrihen rreth intimitetit me inteliegjencën artificiale. Mbështetja te partnerët “artificialë” mund të pengojë forcimin emocional ose ta thellojë izolimin. Kaosi njerëzor i konflikteve, negocimit dhe kompromisit—edhe pse i vështirë—nxit rritjen personale. Duke eliminuar rrezikun, marrëdhëniet me ChatGPT mund të tkurrin edhe mundësitë për lidhje të thella dhe transformuese.
     
    Studimet mbi marrëdhëniet parasociale—lidhje emocionale të njëanshme me persona të famshëm apo personazhe imagjinarë—tregojnë se ndonëse këto lidhje mund të ofrojnë ngushëllim, ato gjithashtu mund të krijojnë pritshmëri të paqena për intimitetin në botën e vërtetë. Në mënyrë të ngjashme, lidhja me ChatGPT mund të krijojë standarde jorealiste për marrëdhëniet e ardhshme njerëzore, duke çuar në zhgënjim ose shmangie.

    E ardhmja e dashurisë?

    Ndërsa ChatGPT bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, kufiri mes shoqërisë njerëzore dhe asaj artificiale do të vazhdojë të mjegullohet. Pyetje rreth varësisë emocionale, privatësisë së të dhënave dhe komercializimit të vetmisë duhet të kërkojnë vëmendje më serioze. Por ndërkohë, rritja e marrëdhënieve me inteligjencën artificiale nxjerr në pah një të vërtetë të fuqishme për dëshirën njerëzore: Ne kemi nevojë për t’u lidhur e biseduar dhe kur lidhja njerëzore ndihet e rrezikshme apo shumë e ndërlikuar, do të gjejmë mënyra të tjera për ta përmbushur këtë boshllëk.

    Të Fundit

    Zoran Vukotiq pret aktgjykim lirues, prokurorja thotë se motivi i vrasjes së viktimave ishte pse ishin shqiptarë

    Azemi i VV-së, helikopterët në Gjermani i paraqet si trajnime “mbi tokat e punuara nga duart e arta të bujqve të Kosovës”

    Identifikohen tre persona për transportim të kundërligjshëm të drunjve nga territori i Serbisë

    Raportohet se është arrestuar Nexhat Behluli, kishte bërë thirrje për eliminimin e disa gazetarëve në Kosovë

    Dialogu në Bruksel, sa para shpenzuan Kurti e Bislimi për takimet me Vuçiqin dhe Petkoviqin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.