Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    DASH nxjerr raportin: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

    12/08/2025 22:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Radio Evropa e Lirë – Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, dhe në pjesën për Kosovën ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”.

    Në raportin për vitin 2024, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media.

    “AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, është përmendur në raport.

    Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.

    “Gazetarët kanë thënë se presioni prej politikanëve dhe grupeve të organizuara kriminale ka rezultuar shpesh me vetcensurë. Disa gazetarë janë përmbajtur nga hulumtimet për shkak të frikës për sigurinë fizike apo sigurinë në punë. Gazetarët kanë pranuar se në disa raste u janë ofruar përfitime financiare, në këmbim të raportimeve pozitive apo për braktisje të hulumtimeve”, është thënë mes tjerash në raport.

    Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

    Ky është viti i dytë radhazi që Kosova ka shënuar rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

    Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, Kosova është renditur më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

    Qeveria në detyrë e Kosovës i pati hedhur poshtë gjetjet e raportit të Reporterëve pa Kufij këtë vit, duke thënë se “nuk e pasqyron gjendjen e vërtetë” në Kosovë.

    Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit është përmendur edhe miratimi i ligjit për Komisionin e Pavarur për Media, i cili, veç tjerash, parashihte licencimin e mediave online, mbikëqyrjen e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

    Gjykata Kushtetueses e ka rrëzuar këtë ligj në prill të këtij viti, pasi ka gjetur se disa nene të tij nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit.

    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) – i themeluar në vitin 2005 – është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

    AGK-ja funksionon si shoqatë joprofitabile, ndërsa Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është trup vetërregullues.

    Artikuj të ngjashëm

    DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin

    Njohja nga Serbia, qeveria kalimtare dhe anëtarësimi në NATO – çka i thanë politikanët zyrtarit të DASh-it?

    Departamenti Amerikan i Shtetit rrit paralajmërimin nga nivelit 3 në 4 për udhëtimet drejt Izraelit

    Të Fundit

    Bajrami i reagon VV-së pasi ‘LS’ s’u certifikua: Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, patriotizëm i rremë

    Reagon Cakolli: Jemi këtu për parime demokratike, jo për t’iu nënshtruar linçimeve

    Aksident mes dy veturave në Jabllanicë të Pejës.

    KQZ refuzon certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

    Përfaqësuesja e Listës Srpska në KQZ i reagon Kurteshit: Pse nuk i keni sjellë më herët këto dëshmi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.