Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja Qytetare Evropiane ka kërkuar nga ekzekutivi maqedonas që të ndërpriten punimet në varrezat e vjetra të qytetit.
Gjyla Çeliku nga Lëvizja Qytetare Evropiane përmes një video ka thënë se në atë vend janë gjetur dëshmi, në të cilat ka mbishkrime, ku shihet emri “Dardanus”.
Çeliku ka thënë se Shkupi i vjetër duhet të ruhet si vend i veçantë.
“Duhet të ngrisim zërin për këtë masakër që po na bëhet neve shqiptarëve. Mos lejoni që këto mbishkrime të largohen nga këtu”, ka thënë ndër të tjera Çeliku.
“Deputetët shqiptarë duhet ta ngrejnë zërin aty ku e kanë vendin, në foltoren e Kuvendit”, ka thënë ajo.