Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    “Dardanët” poshtërojnë tifozët grekë pas ndeshjes

    13/06/2022 00:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Dardanët” publikojnë foto turpëruese për grekët

    Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje sonte në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2.

    Ndeshja u përshkrua me tensione të shumta, teksa ishin grekët që nuk i ndalen provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes.

    Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tensione kishte edhe mes tifozëve.

    Gjatë ndeshjes, grekët kanë gjuajtur me mjete ndezëse në drejtim të tifogrupit “Dardanët”.

    Pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.

    Nga “Dardanët” është publikuar një fotografi ku shihen veshjet e grekëve. Kjo në rregullat e tifozërive konsiderohet si fyese ose poshtëruese për tifozët kundërshtarë, kur një tifogrup ua merr ato që e simbolizojnë një grup të tifozëve, si transin apo rekuizitat.

    Artikuj të ngjashëm

    “Dardanët” me njoftim para ndeshjes: Sot jemi në Belfast dhe Prishtinë

    Publikohet momenti kur “Dardanët” u sulmuan me fishekzjarrë nga tifozët grekë

    LAJMI I FUNDIT: Eskalon gjendja, grekët i sulmojnë me fishekzjarrë tifozët e Kosovës, “Dardanët” ua kthejnë njëjtë

    Të Fundit

    Aksident i rëndë trafiku: Një i vdekur e katër të lënduar në Nabërgjan të Pejës

    Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në Lipjan, ja kur pritet të dalë vendimi

    Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    Kurti shkon në xhami: Do të investojmë mbi 600 mijë euro në Prishtinë

    Krejt vendimet që mori Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.