Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    ​“Dardanët” mbështesin fuqishëm kombëtaren: “Me Kosovën. Pranë Kosovës!”

    21/09/2022 19:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon të përgatitet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve ku do të ballafaqohet me Irlandën Veriore dhe me Qipron.

    Në mbështetje të futbollistëve sot ishte edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, po edhe një numër grupit të tifozëve “Dardanët” të cilët në fund bënë një foto të përbashkët me lojtarët në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Pas kësaj, kryetari i tifogupit “Dardanët” ka dal me një shkrim në “Facebook” ku ka shprehur mbështetjen e fuqishme për ekipin.

    Ky është shkrimi i plotë i tij:

    Këtu edhe kur të tjerët kishin alternativa tjera rezervë. Këtu edhe sot. Këtu do të jem përherë unë si lider i Dardanëve dhe të gjithë anëtarët e grupit, pa dallim.

    Nuk përçahemi. Nuk na ndanë njeri. E vetmja gjë që na bashkon është dashuria për Kosovën. Atë e kemi treguar vazhdimisht.

    Falë angazhimit tonë për t’i shmangur ekseset në stadium, kemi bërë që “Fadil Vokrrit” t’i rikthehen familjet e tëra: gratë, fëmijët – të gjithë, pa përjashtim.

    Sharjet i zëvendësuam me një hapje për të gjithë ata që ndjejnë dashuri ndaj Kosovës dhe shprehin dëshirë ta përkrahin atë. Kjo qasje bëri të mundur të jemi tifogrupi i vetëm në rajon, ku institucioneve tona nuk u jemi bërë barrë, duke mos prodhuar ndonjë skandal apo duke mos shkaktuar pranim dënimesh të mëdha nga UEFA dhe FIFA për ndeshjet që jemi organizuar.

    Kështu, të bashkuar, me qëllimin e vetëm për t’i qëndruar afër Kosovës, paralajmërojmë udhëtimin në Irlandën Veriore. Dardanët ashtu siç kanë qenë në çdo kënd të botës për t’i dhënë mbështetje lojtarëve, ashtu do të jenë edhe në dy ndeshjet e radhës.

    Atmosferë, organizim dhe bashkim – do të veçohen në dy ndeshjet e radhës nga tifogrupi ynë. Zotohemi që do t’i qëndrojmë përkrah Kosovës në çdo sfidë të saj, edhe kur ajo është në vështirësi.

    Kështu kemi bërë gjithmonë. Kështu e kemi nisur, pak veta, por duke besuar. Kështu do të vazhdojmë, me lidershipin e njëjtë, pa u dorëzuar ose demoralizuar.

    Jemi Dardanët. Jemi mburoja e këtij ekipi kombëtar të Kosovës.

    Besa, besë!

    Artikuj të ngjashëm

    Kosova – Lituania, “Dardanët” publikojnë pamje para ndeshjes: Jemi gati

    Kosova mbyll stërvitjen e fundit, me dy mungesa të mëdha ndaj Lituanisë

    Vashat e Kosovës e shënojnë edhe fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut 

    Të Fundit

    Zjarre në Turqi: Mbi 50 mijë persona evakuohen

    Hap i ri në neuroshkencë: Krijohet pajisja që regjistron ëndrrat nëpërmjet inteligjencës artificiale

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    “Ka me shku me i grahë vetë bagerit”, si nisi përplasja me Sami Lushtakun, flet Ramiz Lladrovci

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.