Sport
Dardan Berisha pritet të mbetet pjesë e Pejës
Basketbollisiti më i mirë kosovarë, Dardan Berisha është afër të vendos për të ardhmen e tij në ditët në vazhdim.
Berisha është në bisedime me skuadrën e qytetit të tij Pejën dhe pritet që të e vazhdon kontratën edhe për këtë edicion.
Edhe pse gjatë afatit kalimtar nuk pati asnjë lajm rreth të ardhmes së kapitenit të Kosovës, së fundi Berisha ka filluar me stërvitjet individuale dhe duket që do të i qëndron besnik klubit të fëmijërisë.
Peja këtë edicion do të garojë edhe në ENBL League dhe përvoja e kapitenit do të jetë e domosdoshme për paraqitje sa më të mira në arenën ndërkombëtare.
