Korporata energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe tre ditë pune afat për lidhjen e kontratave për konsumatorët të cilët kanë kaluar në treg të hapur për furnizim me energji elektrike.
KEK përmes një njoftimi thotë se të gjithë konsumatorët që nuk kanë zgjedhur një furnizues të licencuar në tregun e hapur, nga data 01.06.2025, automatikisht kanë kaluar te Furnizimi i Mundësisë së Fundit (FMF), sipas vendimit të ZRRE-së.
Njoftimi i plotë:
𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄 𝐄 𝐌𝐄𝐍𝐉Ë𝐇𝐄𝐑𝐒𝐇𝐌𝐄! 𝐕𝐄𝐓Ë𝐌 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝟑 𝐃𝐈𝐓Ë 𝐏𝐔𝐍𝐄 𝐊𝐀𝐍Ë 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐔𝐑!
Afati për lidhjen e kontratave me konsumatorët që kanë kaluar në tregun e hapur, bazuar në vendimin e ZRRE për Furnizimin e Mundësisë së Fundit (FMF), përfundon më 09.06.2025!
𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐚𝐭𝐨𝐫ë𝐭:
Të gjithë konsumatorët që nuk kanë zgjedhur një furnizues të licencuar në tregun e hapur, nga data 01.06.2025, automatikisht kanë kaluar te Furnizimi i Mundësisë së Fundit (FMF), sipas vendimit të ZRRE-së.
Nënshkrimi i kontratës me KEK sh.a. si furnizues i FMF-së është obligim ligjor dhe i pashmangshëm. Konsumatorët janë të obliguar ta formalizojnë këtë marrëdhënie me kontratë për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike.
Megjithatë, KEK sh.a. inkurajon që, pas përmbushjes së këtij obligimi ligjor, konsumatorët të lidhin sa më parë kontrata komerciale të drejtpërdrejta, të cilat ofrojnë më shumë siguri, stabilitet dhe kushte më të favorshme në furnizim.