Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit, ku si pasojë ka vdekur shoferi i kamionit me targa të Shqipërisë.
Gazeta Demos mëson se shoferi që vdiq në vendbanimin e quajtur Kolsh i përkiste moshës 36-vjeçare.
Teksa Demos ka siguruar edhe pamjet pas aksidentit, ku shihet se si qytetarët mundohen ta shpëtojnë drejtuesin e kamionit, ndërsa rruga qëndronte e bllokuar.