Lajme

Dalin pamje nga aksidenti tragjik në Pejë: Vdiq një person, u lënduan katër të tjerë

Janë publikuar pamje nga aksidenti tragjik në fshatin Nabërgjan të Pejës, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetë, raporton GazetaDemos.

Përveç viktimës, edhe katër persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore, tekda ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe janë marr me rastin.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi ai.

Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut.

Back to top button