Një rast i grabitjes, ndodhi dje në sheshin “Shadervan” të qytetit të Prizrenit, ku një shtetas japonez është grabitur nën kërcënimin e thikës nga tre persona të dyshuar e që njëri prej tyre është kapur nga Policia e Kosovës.
Në pamje shihen tre persona duke ecur në një drejtim, pas një kohe të shkurtër, takohen me viktimën dhe njëri prej tyre i lidh duart, ndërsa tjetri e kërcënon me thikë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, tre të dyshuarit përveç grabitjes që i bënë shtetasit japonez e terrorizuan edhe me kërcënimin me thikë.
Njëri nga tre të dyshuarit, fatmirësisht ka rënë në pranga të Policisë, sipas informatave të para ai është një i mitur.
I mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Grabitje’.
Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh.
VIDEO: https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/719012859172656