Lajme
Dalin nga Gjykata pesë zyrtarët policorë në Lipjan

Pas caktimit të masës së paraburgimit, 5 zyrtarët policorë kanë dal nga Gjykata para pak minutash.
Ndryshe, është caktuar masa e paraburgimit me nga një muaj për pesë zytarët në Lipjan që dolën para gjykatës për vdekjen e Agon Zejnullahut.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Është caktuar masa e paraburgimit për pesë të pandehurit, nga një muaj për secilin”, tha Gashi për Demos.