27-vjeçari që ra në prangat e Policisë sot në Mitrovicë, e që ishte i kërkuar ndërkombëtarisht nga shteti gjerman, është Granit Vallqi.
Ai po po dyshohet se e ka vrarë një 85 vjeçar më 9 shtator gjatë një grabitje.
Tashmë kanë dalë edhe detaje nga kjo vepër e rëndë, ku dyshohet se Vallqi së bashku me Hassan Issa, shtetas libanez torturuan për vdekje të moshuarin.
Sipas hetuesise, të akuzuarit e kanë shtrirë për toke të moshuarin e pambrojtur në shtëpinë e tij, i kanë zënë gojën dhe i kanë mbështjellë kokën me shirit.
I moshuari, nuk mundi t’iu bëntë ballë plagëve të rënda dhe vdiq.
Lidhur me këtë rast Vallqi dhe Issa janë dënuar me disa vite burg për grabitje me vrasje.
Pas këtij rasti, dy të akuzuarit u dëbuan nga Gjermania, por sipas hetuesisë ata janë kthyer përsëri, pasi u kapën nga kamerat e një aeroporti.
Sipas hetuesisë, të akuzuarit kishin kaluar me identitet të rremë.