Herët të premten në mëngjes, pas një takimi të kabinetit të sigurisë së Izraelit që zgjati disa orë në Jerusalem, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu lëshoi një deklaratë duke miratuar një plan për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës.
Kabineti i sigurisë i miratoi planet me shumicë votash dhe përfshinte “pesë parime për përfundimin e luftës”, thuhet në deklaratë, ka raportuar BBC.
“IDF do të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, duke ofruar ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit”, thuhet në të, duke detajuar “parimet e mëposhtme për përfundimin e luftës”:
Çarmatimi i Hamasit
Kthimi i të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur
Çmilitarizimi i Rripit të Gazës
Kontrolli i sigurisë izraelite mbi Rripin e Gazës
Ekzistenca e një qeverie alternative civile që nuk është Hamasi ose Autoriteti Palestinez
“Një shumicë absolute e ministrave të kabinetit besonin se plani alternativ i paraqitur kabinetit nuk do të arrinte humbjen e Hamasit ose kthimin e të rrëmbyerve”, përfundon deklarata.