Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Daja para sfidës me Slavia Prague: Jemi bërë një kombëtare mbarëshqiptare

    26/10/2022 16:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të enjten Ballkani zhvillon ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës kundër Slavia Pragues. Para takimit, trajneri i kampioni kosovar Ilir Daja e ka cilësuar këtë përballje si tejet të vështirë.

    Ai në konferencën e sotme foli për mediat së bashku me futbollistin Arbër Potokun, ku të dy e cilësuan Slavia Praguen si favorit të grupit.

    Trajneri Daja tregoi se çfarë mendon për kundërshtarin e nesërm, për të cilin tha se është njëra nga skuadrat më të forta të Ballkanit deri tani.

    “E dimë që nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë, me ekipin më të fortë të grupit, për arsye se çfarë renditje ka në tabelën e klasifikimit, por që ka qenë që në start favorit për kalimin e turit dhe mendoj që është një nga ekipet më të forta që jemi ndeshur deri tani”, tha Daja.

    Po ashtu, Daja tha se momentalisht Ballkani është bërë si një kombëtare e dytë apo një kombëtare mbarëshqiptare, pasi që është skuadra e vetme nga Kosova ose Shqipëria që po e vazhdon ende rrugëtimin në Evropë.

    “Në çdo ndeshje ne kemi hyrë me maksimumin e motivimit sidomos në Prishtinë, sepse kemi përkrahjen e sportdashësve tonë, jo vetëm të atyre por të gjithë Kosovës sepse në këto momente jemi bërë si një kombëtare e dytë apo një kombëtare mbarëshqiptare, pasi është i vetmi ekip që vazhdon rrugëtimin në Evropë. Motivi nuk na ka munguar, por që duke e parë edhe gjendjen tonë momentale, sigurisht që nuk jemi në formën tonë më të mirë dhe kundërshtarin e kemi më të fortin e grupit, por kjo nuk do të thotë që ne do të hyjmë të dorëzuar por që ky është realiteti”, tha Daja.

    Ndeshjen kundër Slavia Pragues të vështirë e cilësoi edhe futbollisti Arbër Potoku, i cili pavarësisht se ka përballë një kundërshtar favorit në grup, tha se do ta bëjnë maksimumin për të dalë faqebardhë.

    “Sigurisht që nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë pasi që e dimë edhe kualitetin e kundërshtarit. Mendoj se janë favoritë që të kalojnë grupin, pasi që dihet se çfarë tradite dhe çfarë organizimi kanë si klub. Ne do të japim maksimumin dhe me ndihmën e tifozëve dhe opinionit, ne do të paraqitemi sa më mirë, të bëjmë një ndeshje siç na ka hije dhe të dalim faqebardhë”, tha Potoku.

    Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Ballkani zë vendin e fundit në Grupin G në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Slavia Prague në pozitën e tretë

    Artikuj të ngjashëm

    Largohet përfundimisht nga Ballkani, Ilir Daja

    Iliri Dajës i vdes personi më i dashur, e ngushëllon ekipi i tij

    Daja kërkon përkrahje nga e gjitha Kosova për ndeshjen ndaj BATE Borisovit

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.