Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Daja kërkon përkrahje nga e gjitha Kosova për ndeshjen ndaj BATE Borisovit

    23/08/2023 22:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka kërkuar mbështetje të madhe nga e gjithë Kosova në ndeshjen e play-offit të Ligës së Konferencës ndaj Bate Borisovit, shtuar se janë të gatshëm për ndeshjen.

    Ballkani luan ndaj BATE Borisovit të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

    Daja pret paraqitje të madhe nga lojtarët e kampionit të Kosovës, kundër një ekipi si ky nga Bjellorusia, duke nënvizuar se edhe Qëndrim Zyba është në mëdyshje për ndeshjen, por beson që ata që do të jenë në fushë do të mbulojnë më shumë se sa kanë mbuluar.

    “Po t’i kthehemi historisë për një vit, gjendemi përsëri në play-off dhe rezultatet janë historike. Ne përfaqësojmë Kosovën dhe kemi bërë një stërvitje pasi jemi marrë me përgatitjet për ndeshjen e kampionatit. Dje është bashkuar grupi kemi këtë lloj përfaqësimi historik brenda. Është larguar Rrahmani, është dëmtuar Emërllahu dhe se fundi Zyba. Do të shohim nëse ka gjasa. Duke pasur kaq shumë ndryshime, kemi bërë disa ndryshime në stërvitje”.

     “Kërkojmë një mbështetje nga e gjithë Kosova. Përveç Ballkanit, përfaqësojmë edhe Kosovën dhe pres mbështetjen për lojtarët. BATE Borisov ka eksperiencë në garat evropiane. Ka qenë në fazë të grupeve. Ne nesër do ta vlerësojmë BATE-n edhe për eksperiencën edhe si kundërshtar. Besoj që nesër BATE është favorit por do te thosha që dyja ekipet që shfrytëzojnë rastet munden ta bëjnë një hap para. E këtë duam ta bëjmë vet”, transmeton Telegrafi,

     “Nuk duhet të bëjnë më shumë. Duhet ta japin maksimumin dhe karakteri i fituesit ka qenë ajo që ka shtyrë ekipin në këtë ecuri. Nuk pretendoj të bëjnë më shumë se që kanë bërë, por ndoshta të japin pak më shumë për të ulur problematikën e mungesave. Pres të japin pak më shumë titullarët për të mbuluar mungesat”, ka thënë Daja.

    Artikuj të ngjashëm

    “Njëri prej atyre që kontribuoi fort në sukseset tona historike” – Nderim Nexhipi kthehet te Ballkani si drejtor sportiv

    FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

    Ballkani s’fiton sërish, Prishtina e barazon në fund rezultatin

    Të Fundit

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

    Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

    Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.