Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Daçiqi – Sveçlës: Marrëveshja e Brukselit ka vdekur për faj të Kosovës

    17/09/2024 23:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, i është kundërpërgjigjur homologut të tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, duke i thënë se Marrëveshja e Brukselit mbeti një letër e vdekur për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Kosovës dhe se edhe pas 11 vitesh, Asociacioni nuk u formua.

    Këto komente, Daçiq i bëri në takimin ministror të Procesit të Berlinit.

    Ministri serb pretendoi se Sveçla ka thënë se “Kosova është në avantazh” krahasuar me Serbinë në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe se është një partner serioz në luftën kundër krimit dhe migrimit të parregullt, si dhe përkujtoi se Procesi i Berlinit pasoi si rezultat i atmosferës pozitive që u krijua në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, thuhet në njoftim.

    Por, Daçiqi thotë se kjo nuk është e vërtetë.

    “Atë marrëveshje e kam nënshkruar unë në emër të Serbisë, Hashim Thaçi në emër të Prishtinës dhe Catherine Ashton në emër të BE-së, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të kancelares së atëhershme Angela Merkel dhe sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton. Më duhet të them se pas dhjetë vjetësh nga fillimi i procesit të Berlinit, 11 vjet nga marrëveshja e Brukselit, nuk mund të pajtohesha me deklaratën, madje mund të them se është krejtësisht e kundërta nga ajo që kam dëgjuar nga përfaqësuesit e Prishtinës, se Kosova është në vend të parë në zbatimin e reformave”, ka theksuar Daçiq, raportojnë mediat serbe.

    Daçiqi tha më tej se sa i përket Marrëveshjes së Brukselit, “ajo mbeti një letër e vdekur” dhe theksoi se Kosova jo vetëm që refuzoi zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, por “po ushtron terror ndaj popullit serb”.

    “Pas 11 vitesh, AKS-ja që garantohej nga BE-ja, Angela Merkel dhe Hillary Clinton, nuk është formuar. Ka qenë dërgimi i policisë speciale në veri të Kosovës, ku jetojnë ekskluzivisht serbët, gjë që nuk e lejon marrëveshja me NATO-n dhe për të cilën është rënë dakord kur ishim Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe unë në selinë e NATO-s. Në veri nuk ka policë serbë, as gjyqtarë dhe prokurorë serbë, por ka arrestime të serbëve, ndalim të mallrave serbe, dëbim nga institucionet dhe organet serbe”, ka thënë ministri serb. 

    Artikuj të ngjashëm

    Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

    Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri

    Skandal: Flamuri i Kosovës mbrapsht në takimin e Sveçlës në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.