Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se pas këerkesës si komun, parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e disa kamionëve për mbeturina për Kryeqytetin, shkruan Gazeta Demos.
Rama tha se pati edhe kundërshtime nga një deputet I SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja
‘’ Ndërsa pati edhe kundërshtime nga një deputet i SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja. Kjo është edhe një ndihmë tjerër dhe një akt solidariteti dhe mbështetjeje, veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh komunitetin e madh shqiptar që jeton e kontribuon në Zvicër, shkruan ai.
Tutje Rama tha se përkrahja e Cyrihut për Prishtinën është një shembull pozitiv I bashkëpunimit.
Postimi i tij:
Pas kërkesës që e kemi bërë si komunë, Parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e disa kamionëve për mbeturina për Kryeqytetin. Propozimi erdhi nga Partia Socialdemokrate dhe ajo Liberale.
Ndërsa pati edhe kundërshtime nga një deputet i SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja. Kjo është edhe një ndihmë tjerër dhe një akt solidariteti dhe mbështetjeje, veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh komunitetin e madh shqiptar që jeton e kontribuon në Zvicër.
Përkrahja e qytetit të Cyrihut për Prishtinën është një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet qyteteve dhe një konfirmim i vlerave të solidaritetit.
Faleminderit Cyrih, faleminderit Zvicrës! 🇨🇭