Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çollaku i PDK-së: Ftesa e Kurtit për takim me opozitën ishte sa për sy e faqe

    20/10/2022 22:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bekim Çollaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për ftesën për takim që kryeministrit Kurti u ka bërë opozitës dhe për refuzimin e PDK-së që ta takojnë Kurtin këtë të premte.

    Ai e quajti “jo të përgjegjshme” ftesën e Kurtit pasi nuk u prezentua arsyeja e kësaj ftese.

    “Përgjigjia është një përgjigjie shumë e përgjegjshme, në një ftesë, që ka qenë jo e përgjegjshme. Vet formati i ftesës, dhe mosprecizimi i çështjes që do diskutohej, lë shumë për të dëshiruar. Si duket kjo është një çështje taktike e vet kryeministrit Kurti, me një qëllim të caktuar që me siguri që merr një përgjigjie çfare e ka marrë”, ka thënë Çollaku në Klan Kosova.

    Çollaku tha se ftesa nuk mund të bëhet sa për sy e faqe që sipas tij është e detyrueshme të refuzohet një gjë e tillë.

    ”Nëse merret parasysh mënyrën se si është bërë ftesa, pa i dhënë asnjë lloj rëndësie qoftë protokolare, qoftë relacionit me një lider të opozitës, qoftë mosspecifikimit të një agjende të qartë apo çështjes që do të diskutohet, atëherë bëhet një ftesë sa për sy e faqe, të cilës edhe sikur t’jesh shumë i interesuar t’i thuash po, je i detyruar t’i thuash jo”, tha ai.

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bekim Çollaku, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson bashkë me drejtuesin e saj, Memli Krasniqi, janë të hapur për të dhënë kontributin në çështjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, kurdo që ajo shtrohet në mënyrë të mirëfilltë.

    Artikuj të ngjashëm

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

    Lladrovci i sigurt se në zgjedhjet lokale do t’i fitojë mbi 70% të votave sa partia në zgjedhjet e fundit nacionale

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.