Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Collaku, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po zhvillon politikë joparimore e të njëanshme në raportet Kosovë – Serbi.
Ai në TV Dukagjinit, tha se sulmi në Banjskë u kapërcye shumë lehtë nga ndërkombëtarët kurse kërkesat e veprimet legjitime të Qeverisë së Kosovës, sulmohen nga ta ashpër.
“… me këtë politikë joparimore dhe të njëanshme të bashkësisë ndërkombëtarë ndaj Kosovës. Përkëledhje e madhe që i bëhet Serbisë, u goditën vlerat evropiane në sulmin e Banjskës, asnjë kërkesë imediate për t’u vënë para drejtësisë ata persona. Asnjë trysni për Serbinë, kapërcehet diçka shumë e rëndë , i kërkohet llogaridhënie kosovës për diçka që është parimore kushtetuese”, tha ai.
Tutje ai tha se Kosovës po i shihet për të madhe tentimi për të vënë rend dhe ligj në veri të Kosovës.
“Luftimi i bandave kriminale, për të vu rend i shihet për të madhe Kosovës i kërkohet të ngrihet në nivel ndërkombëtar cështjen e urës, bëhet një qasje jo të drejtë jodemokratike ndaj Kosovës dhe një tolerim i vazhdueshëm i serisë, kjo qon ujë se jemi të pabarabartë dhe të patrajtuar drejt”, tha ai.