Sport

“Cold” Palmer ia ftofë PSG-së pjesën e parë të finales

Është mbyllur pjesa e parë e finales së Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain.

Janë blutë e Londrës ata që po shkëlqjenë në 45 minutat e para, duke fituar me rezultat 3-0.

Ishte Cole Palmer ai që në minutën e 22-të realizoi gol mjaft të bukur, duke ia dhënë epërsinë fillestare Chelseat.

Vetëm tetë minuta më vonë, Palmer sërish me qetësi të madhe realizoi sërish për ta çuar ekipin e tij në pushim me epërsi komode.

Në anën tjetër, PSG-ja nuk pati ndonjë shans të mirë për ta ngushtuar epërsinë e Chelseat, duke mos arritur ta bëjnë lojën e tyre në 45 minutat e para.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button