Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    CNN: Vlerësimi i inteligjencës amerikane sugjeron se sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan objektet bërthamore

    24/06/2025 21:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sulmet ajrore të ushtrisë amerikane ndaj tri objekteve bërthamore iraniane fundjavën e kaluar nuk i shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit dhe sipas një vlerësimi të hershëm të inteligjencës amerikane, me gjasë vetëm e kanë vonuar për disa muaj, raportoi CNNduke iu referuar tre personave të informuar mbi këtë vlerësim.

    Ky vlerësim, i cili nuk është raportuar më parë, është hartuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), krahu informativ i Pentagonit. Ai bazohet në një vlerësim të dëmeve nga beteja i kryer nga Komanda Qendrore e SHBA pas sulmeve, tha një prej burimeve.

    Analiza mbi dëmet në këto objekte dhe ndikimin e sulmeve ndaj ambicieve bërthamore të Iranit është ende në zhvillim dhe mund të ndryshojë ndërsa mbledhen më shumë të dhëna.

    Por gjetjet fillestare, sipas CNN, janë në kundërshtim me pretendimet e përsëritura të Presidentit Donald Trump se sulmet “i shkatërruan plotësisht” objektet iraniane të pasurimit bërthamor. Edhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të dielën se “ambiciet bërthamore të Iranit janë fshirë nga faqja e dheut.”

    Dy nga personat e njohur me vlerësimin i thanë CNN se rezerva e uraniumit të pasuruar e Iranit nuk është shkatërruar. Njëri prej tyre tha se centrifugat janë në masë të madhe “të paprekura”.

    “Sipas vlerësimit të DIA, SHBA i ka shtyrë mbrapa vetëm për disa muaj, në rastin më të mirë,” shtoi ai.

    Shtëpia e Bardhë e ka pranuar ekzistencën e këtij vlerësimi, por është shprehur në kundërshtim me të, shkroi CNN.

    Artikuj të ngjashëm

    Netanyahu: Izraeli nuk ka pasur kurrë mik më të mirë se Trump në Shtëpinë e Bardhë

    Trumpi arrin në Holandë për samitin e NATO-s

    Presidenti iranian shpall “fundin e luftës 12-ditore”

    Të Fundit

    Mustafa thotë se Blloku B1 i KEK ka rënë nga funksioni para pak minutash: Kosova B komplet jashtë sistemit

    Një tërmet 3.5 ballë Rihter godet Shqipërinë

    Irani falenderon Serbinë për qëndrimin ndaj luftës me Izraelin

    Netanyahu: Izraeli arriti një fitore historike

    Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.