CNN verifikon dhe i quan të pasakta deklaratat e Trump në OKB: Kosova dhe Serbia s’ishin në luftë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur për arritjet e tij në diplomaci në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, duke thënë se vetëm në shtatë muaj i ka “përfunduar shtatë luftëra të pafundme”.
Këtu ai e listoi edhe konfliktin Kosovë-Serbi siç ka bërë edhe në disa deklarata më parë.
“Po ashtu, brenda një periudhe prej vetëm shtatë muajsh, unë i kam dhënë fund shtatë luftërave të pafundme. Ata thoshin se ishin të pafundme. Që kurrë nuk do të zgjidheshin. Disa kishin vazhduar për 31 vjet, dy prej tyre, 31. Mendoni pak, 31 vjet. Një tjetër kishte 36 vjet. Një tjetër 28 vjet. Unë i dhashë fund shtatë luftërave. Dhe në të gjitha rastet, ato ishin duke u zhvilluar me mijëra njerëz të vrarë”, tha Trump.
CNN ka verifikuar disa nga deklaratat që Trump bëri në Asamblenë e OKB-së.
SipAs mediumit, fjalimi i Presidentit Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën ishte i mbushur me pretendime të shumta të pasakta, shumë prej të cilave janë hedhur poshtë më parë.
Trump ishte i pasaktë në lidhje me një gamë të gjerë temash. Ato përfshinin inflacionin në SHBA, politikat klimatike si në SHBA ashtu edhe jashtë saj, imigracionin, rolin e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare dhe pozicionin e tij në sondazhet e opinionit.
Trump këtu liston edhe deklaratën e Trump se e ndali një luftë Kosovë-Serbi.
2Në mënyrë të ngjashme, ndërsa Trump më parë ka pretenduar se ka parandaluar shpërthimin e një lufte të re midis Serbisë dhe Kosovës – duke dhënë pak detaje rreth asaj për të cilën po fliste – këto vende nuk ishin në një luftë të vërtetë as gjatë mandatit aktual të Trump dhe as gjatë mandatit të tij të parë, kur nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik të ndërmjetësuar nga administrata e Trump në vitin 2020″, shkruan CNN.