Çmimet e derivateve çdo ditë e më shumë po shkojnë duke rënë e të cilat pritet të vazhdojnë të bien akoma më shumë, thotë Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Në një pronocim për Gazetën Demos, kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka thënë se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 viteve dhe se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 centë nga viti 2020 e deri më sot.
“Çmimet e naftës kanë rënë në nivelin e para 5 viteve. Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie, përderisa pati rënie për 0.80 centë nga dhjetori i vitit 2020”, tha Berjani.
Ai thotë se cmimet mund të bien akoma më shumë dhe tregon se cilat do të ishin çmimet konform kushteve dhe standartin e qytetarëve.
“Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte: Dizelli të jetë 1€ deri në 1.15 cent. Po ashtu edhe benzina aty dikun”, thotë ai për Gazetën Demos.
Tutje Berjani thotë se pas rënieve të çmimeve të derviate do të duhet të kishte edhe rënie të çmimeve të produkteve nëpër markete.
“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe të gjithë duhet te reflektojnë në shporten e qytetarit, që të jetë më e lirë. Çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tanë”, tha Berjani për Gazetën Demos.
Ndërkaq në dallim me vendet e rajonit, Berjani thotë se Kosova qëndron mjaft mirë me çmimet e derviateve përveç Maqedonisë së Veriut.
“Qytetarët tanë janë duke u shërby me çmimet më të lira në regjion perveç Maqedonisë Veriore, ajo e ka dizelin më të ulët se ne për 0.10 cent, arsya është se akcizën e ka ma të ulët për 0.20 cent. Por se çmimin e benzinës e kanë ma të lartë .
Berjani na njofton edhe me çmimet e derivateve në regjion
Kosovë:
Dizelli 1.23 €/ lit
Benzina 1.30 €/lit
Shqipëri:
Dizel 1.59 €/lit
Benzina 1.60 €/
Serbi:
Dizell 1.57 €/Lit
Benzin 1.59 €/lit
Mali i Zi:
Dizel 1.41 €/lit
Benzina 1.58 €/lit
Bosnie e Hercegovinë:
Dizel 1.27 €/lit
Benzina 1.27 €/lit
Maqedonia Veriore:
Dizel 1.15 €/lit
Benzin 1.31 €/lit
Slovenia:
Dizelli 1.56 cent
Benzina 1.55 cent
Kroacia:
Dizelli 1.57 cent
Benzin 1.58 cent./GazetaDemos/