Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40 gradë, disa zona zbardhen nga breshri

    02/07/2025 18:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive. Gjermania është një nga vendet më të goditura nga kontrasti dramatik mes vapës dhe motit të keq. Të mërkurën dhe sot, temperaturat në disa zona arritën deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje dhe duke shkaktuar paralajmërime të shumta nga autoritetet.

    Ndërkohë që dielli përvëlon pjesën më të madhe të vendit, disa rajone jugore, përreth liqenit Konstanz, janë goditur nga stuhi të papritura breshri. Në komunën Sipplingen, breshri arriti madhësinë deri në pesë centimetra, duke dëmtuar makina dhe duke bllokuar rrugët. Ekipet e emergjencës përdorën automjete speciale për të pastruar rrugët nga breshri i pazakontë për një ditë vere, shkruan A2 CNN.

    “Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40

    Shërbimi Kombëtar i Motit në Gjermani paralajmëroi për përmbytje të mundshme, erëra të forta deri në 90 km/h dhe reshje intensive shiu që shoqërojnë këto stuhi. Në veri të vendit, valët e të nxehtit kanë dëmtuar edhe infrastrukturën, duke bërë që disa segmente autostradash të deformohen dhe duke rrezikuar drejtuesit e mjeteve.

    “Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40

    Në Harz, një prej zonave më të njohura pyjore, janë raportuar disa vatra zjarri që u përhapën me shpejtësi për shkak të temperaturave ekstreme dhe thatësisë. Rreth 150 zjarrfikës janë angazhuar për të frenuar flakët, ndërsa reshjet e papritura pritet të ndihmojnë në shuarjen e tyre.

    Ekspertët tërheqin vëmendjen se ky kontrast midis të nxehtit përvëlues dhe stuhive të dhunshme është tregues i drejtpërdrejtë i ndryshimeve klimatike.

    Artikuj të ngjashëm

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    E enjte e nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius

    Mot stabil e kryesisht me diell, temperaturat deri në 30C

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.