Para pak çastesh u raportua se i akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton GazetaDemos.
Sipas pamjeve, i njëjti shihet nën shoqërimin e forcave të shumta policore, teksa prangat përveç në duar iu panë edhe në këmbë.
Se për çfarë saktësisht u dërgua Murseli sot në këtë Klinikë nuk dihet.
Megjithatë, kujtojmë se sipas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Neurologjisë diagnostikon dhe trajton një gamë të gjerë çrregullimesh të sistemit nervor – duke përfshirë neurologjinë progresive, sëmundjet e muskujve, dëmtimet cerebrovaskulare dhe situatat urgjente si infarkti akute trunor.
Shkurtimisht, Klinika e Neurologjisë merret me sëmundjet e trurit, shtyllës kurrizore, nervave dhe muskujve.
“Deri në vitin 2003 klinika ka funksionuar si Klinika e Neuropsikiatrisë, në të cilën janë ofruar shërbime të përbashkëta nga lëmia e neurologjisë dhe psikiatrisë brenda hapësirave të objektit dhe ku të gjithë mjekët në atë kohë kanë qenë specialist të neuropsikiatrisë. Në vitin 2003 është bërë ndarja zyrtare e dy drejtimeve si dy klinika të veqanta: Klinika e Neurologjisë dhe Klinika e Psikiatrisë si dhe janë destinuar hapësirat përkatëse. Mirëpo për shkak të përshtatjes definitive të hapësirave dhe përgatitjes së stafit ka vazhduar puna e kombinuar deri në vitin 2005 kur edhe përfundimisht është bërë ndarja fizike”, thotë SHSKUK-ja, raporton GazetaDemos.
Ndërsa nga një kërkim i shpejt i njoftimeve të QKUK-së, thuhet se që nga 2022, në Klinikën e Neurologjisë aplikohet terapinë intravenoze trombolitike dhe trombektominë mekanike për trajtimin e ‘sulmit në tru’.
Gjithashtu, janë hapur reparti ambulant, ambulanca emergjente, qendra ‘stroke’, dhe janë zyrtarizuar protokollet për trajtimin e sklerozës multiple, epilepsisë dhe sëmundjeve iskemike cerebrale.”
Teksa, më 4 qershor kur dhe u mbaj seanca më e fundit gjyqësore ndaj Murselit, gjykata miratoi kërkesën e mbrojtjes së Naim Murselit që i njëjti t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik.