Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çka ndikoi në rritjen e rasteve me Covid në Kosovë? Flet infektologu

    13/01/2022 09:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ditëve të fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur dukshëm.

    Kjo sipas infektologut, Ilir Tolaj, ka ardhur si pasojë e përhapjes së variantit të ri Omicron.

    “Rritja e rasteve të reja është rezultat i përhapjes së variantit Omikron edhe tek ne. Kjo ka qenë e pritur duke e marrë parasysh situatën epidemiologjike te vendeve përrreth dhe në mbarë Evropën”, deklaroi Tolaj për “Front Online”.

    Krahas kësaj, ai përmend edhe një faktor tjetër.

    “Deri tash, pavarësisht se masat janë në fuqi, një gjë e tillë në praktikë nuk është respektuar dhe nuk po respektohet sa e si duhet”, tha Tolaj.

    Duke parë shtimin e infektimeve, ky i bën apel Qeverisë të ndërhyjë me masa.

    “Çfarëdo aktiviteti i cili garanton grumbullimin e shumë njerëzve në ambiente të mbyllura për një kohë të gjatë është kontribuues në masën më të madhe në përhapjen e shpjete të infeksionit. Në këtë aspekt, masat që duhet ndërmarrën nga autoritetet shëndetësore dhe Qeveritare janë ato që kufizojnë grumbullimin e njerëzve nëpër ambiente të këtilla”, u shpreh ai.

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,417.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.