Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Çka dihet për sëmundjen e Bidenit?

    19/05/2025 23:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës që është përhapur edhe në eshtrat e tij.

    Ai mori lajmin të premten pasi u vizitua tek një mjek për disa simptoma urinare

    Por çfarë është kanceri i prostatës?

    Kanceri i prostatës prek indet e gjëndrës së prostatës, pjesë e sistemit riprodhues mashkullor që ndihmon në prodhimin e spermës. Ndodhet midis penisit dhe fshikëzës. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, zakonisht zhvillohet ngadalë, që do të thotë se disa jetojnë për dekada pa simptoma ose kanë nevojë për trajtim. Në rastin e Bidenit, kanceri është agresiv dhe familja e tij thuhet se po shqyrton opsionet për trajtim.

    Biden u diagnostikua pas simptomave urinare, një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të prostatës. Kjo për shkak se shpesh zbulohet vetëm kur prostata është mjaft e madhe sa të ketë prekur uretrën, tubin që lidh fshikëzën me penisin. Joe Biden u diagnostikua me kancer ‘agresiv’ të prostatës.

    Këto simptoma mund të përfshijnë nevojën për të urinuar më shpesh, si dhe një rrjedhje të ngadaltë ose të dobët të urinës. Ekzaminimi për kancerin e prostatës është pjesë e inspektimeve rutinë shëndetësore presidenciale, sipas Dr.Jeffrey Kuhlman, ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë nën presidencën Barack Obama. Kanceri i prostatës është shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri te meshkujt amerikanë, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, pas kancerit të mushkërive. Rreth një në 8 meshkuj do të diagnostikohet me kancer të prostatës gjatë jetës së tyre. Ndërsa është “jo e pazakontë” që burrat në të 80-at të diagnostikohen me kancer të prostatës.

    Artikuj të ngjashëm

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.