City i përzihet në pazar Atletico Madridit dhe Tottenhamit për Vlahovicin

Lufta e ofertave për sulmuesin e Fiorentinas, Dusan Vlahovic vetëm sa po rritet, pasi që raportohet që Manchester United është hyrë në garë për shërbimet e tij, duke ju përzier në Pazar Atletico Madridit dhe Tottenham Hotspurit

Sipas gazetares të TGR RAI Toscana, Sara Meini, e cila është e njohur për burimet pranë klubit italian “vjollcë”, ka ardhur me një ofertë  të re.

Ata po kanë vështirësi që të bisedojnë me Spurs për Harry Kane, pasi që oferta e tyre 150 milionë euro po refuzohet, kurse tani e shohin Vlahovicin si alternativë.

Serbi 21 vjeçar shënoi 21 gola sezonin e kaluar në Serie A dhe Fiorentina po përpiqet që të nënshkruajë kontratë të re me të, por agjentët e tij po kërkojnë komisione të larta për të dhe e kanë priotet që ta shesin atë këtë verë ose verën tjetër.

Duket se Vlahovic do të shitet këtë muaj, me Atletico Madrid që thuhet se kanë rritur ofertën e tyre deri në 70 milionë euro plus bonuse. Tottenham e synon Vlahovicin si zëvendësim të Kane nëse ai shkon në Manchester City, por mesa duket Pep Guardiola ka vendosur ta transferojë serbin që është më i ri dhe më i lirë se sulmuesi anglez.

Reklama