Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çitaku: VV-ja dëshiron diktat dhe nënshtrim, por PDK-ja nuk i nënshtrohet Kurtit

    19/06/2025 11:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministren Albulena Haxhiu për bllokimin institucional.

    “Nuk ka fije logjike që institucionet e Republikës së Kosovës të mos konstituohen, në mënyrë që të jemi në gjendje të adresojmë sfida të shumta, halle të shumta të qytetarëve, për shkak të kryeneçësisë së zotit Kurti dhe ambicies së zonjës Haxhiu. Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme sesa secili prej nesh”, tha Çitaku.

    Deputetja theksoi se PDK-ja ka ofruar zgjidhje, por se sipas saj Lëvizja Vetëvendosje po refuzon çdo bashkëpunim institucional.

    “Vërtet kjo nuk ka asnjë logjikë. Ne kërkojmë dhe kemi ofruar zgjidhje, mirëpo LVV-ja nuk do bashkëpunim, nuk do bashkërendim. Lëvizja Vetëvendosje do diktat dhe nënshtrim, e PDK-ja nuk i nënshtrohet diktatit të Albin Kurtit.”

    Sot është shënuar dështimi i 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, pasi grupet parlamentare sërish refuzuan të propozojnë emrat për Komisionin për votim të fshehtë dhe Albulena Haxhiu nuk arriti të sigurojë votat për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Auditori: Të hyrat e PDK-së për vitin 2024 ishin mbi 1 milionë euro

    Publikohet raporti i auditimit për LDK-në: Kjo ishte gjendja e financave të partisë gjatë 2024-tës

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Të Fundit

    Auditori: Të hyrat e PDK-së për vitin 2024 ishin mbi 1 milionë euro

    Publikohet raporti i auditimit për LDK-në: Kjo ishte gjendja e financave të partisë gjatë 2024-tës

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Zjarri tragjik në Koçan – Një nga të lënduarit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

    Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.