Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth sulmit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve, të cilët u sulmuan nga disa persona të maskuar.
Lidhur me këtë rast, Çitaku përmes një reagimi në Facebook, tha që Qeveria po na mban në terr informativ.
“Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka thënë Çitaku.
Ndryshe gjatë ditës është raportuar se kanë ndodhur disa incidente në veri dhe janë dëgjuar edhe shpërthime.
Për zhvillimet e fundit në veriun e Mitrovicës dhe Zubin Potok, është deklaruar edhe Misioni Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Në një përgjigje për Klankosova EULEX bën me dije se zyrtarët e saj po e monitorojnë situatën e sigurisë atje, edhe pse nuk e konfirmojnë se ka pasur zhvillime të tilla atje.
“Njësitet e policisë së EULEX-it po e monitorojnë e sigurisë në veri të Kosovës dhe po i ndjekin nga afër zhvillimet e fundit. Për informata specifike ju lutem kontaktoni Policinë e Kosovës”.