Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë e ftuara e radhës në Reel Talk që realizohet me gazetarin Nebih Maxhunin në Periskopi.
Ajo ka folur për kritikat që eksponentë të VV-së kanë hedhur kundrejt Richard Grenell.
Çitaku tha se përveç Grenellit, kjo qeveri ka baltosur edhe Escobar-in, e cila përmendi edhe deklaratën e Kurtit që e pati quajtur ‘naiv’ Blinkenin.
Për Çitakun, raportet me SHBA varet se kush po e udhëheq Qeverinë në Kosovë, dhe jo Shtëpinë e Bardhë.
“Pavarësisht a do të mar ndonjë pozitë të lartë z.Grenell apo jo, pavarësisht a do të jetë sekretar i shtetit apo do të punoj në kabinet z.Grenell është një njeri i afërt i presidentit Trump dhe ndikim. Mirëpo qasje të njëjtë, të ngjashme eksponentë të kësaj qeverie kanë pasë edhe me zyrtarë të lartë të kësaj administrate. Kryeministri e ka quajtur sekretarin e shtetit naiv në një intervistë në medium të madh botëror. Escobar është përbaltur në rrjete sociale nga eksponentë të lartë të LVV-së.
Në raport me ShBA-të më shumë varet se kush e udhëheq Qeverinë e Kosovës sesa Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi ajo.