Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, njëherësh ish-ambasadore në SHBA, një ditë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se në këtë mbledhje Kosova pësoi flakareshë publike, sepse vendimet e Qeverisë së Kosovës u kritikuan nga aleatët e Kosovës.
Çitaku tha se mbrëmë u barasvlerësua sulmi terrorist i Banjskës me rregulloren e BQK-së për dinarin,, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ky është dështim fatal në diplomaci. Kjo ka qenë lehtë e shmangshme.”, tha Çitaku në DPT te Fidani.
Ajo tha se interesi i Kosovës është që seanca të tilla të mos mbahen.
“Në Këshillin e Sigurimit më shumë flitet pë Kosovën se sa për vatra të luftës anë e kënd botës. Kjo ndodhë vetëm për një arsye: me insistimin e Rusisë. Sepse, duke folur në një format të tillë në kuadër të rezolutës 1244, Kosova dhe Serbia nuk prezantohen si palë të barabarta, Serbia është shtet anëtarë i OKB e ne nuk jemi, ne shkojmë aty si emra të përveçëm, shihet edhe në mbishkrimet mbi tavolinë. Është shumë e rëndësishme që në vitin 2024 kryeministri të jetë në Bruksel duke folur me Bashkimin Evropian, të jetë në NATO duke folur për projekte e procese të tjera. Interesi i Kosovës është që ato seanca të mbyllen tërësisht, të mos ketë diskutime fare sepse në atë format. Jo vetëm në këto momente, mirëpo insistimi i Kosovës vazhdimisht ka qenë, që këto seanca duhet të ndërpriten dhe nuk prodhojnë asnjë rezultat dhe e ndihmojë Serbinë e Rusinë ta mbajnë ‘status quon’ brena Kombeve të bashkuara.”, tha Çitaku.
Ajo foli edhe për paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti. Sipas saj kryeministri Kurti nuk tha asgjë që nuk është thënë deri më tani në këshillin e Sigurimit.
“Secili prej nesh që është ulur aty është munduar të ,mbrojë interesat e Republikës së Kosovës.
Risia e djeshme ishte e dhimbshme, sepse për herë të parë pamë një shpërfaqje të mungesës së koordinimin ndërmjet Kosovës dhe aleatëve të saj, sepse për herë të parë edhe përfaqësuesi i SHBA dhe vendet tjera njohëse që kanë qenë gjithnjë në mbështetje të Kosovës, kësaj radhe patën kritika të hapura për për Qeverinë dhe vendimet e saj. Kjo ishte risia e vetme. E kujtoj shumë mirë, në një situatë të ngjashme ku Serbia pati kërkuar një seancë të jashtëzakonshme pas vendimit të Parlamentit të Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri. Dallimi mes asaj seance dhe asaj të mbrëmshmes është si nata me ditën.”, u shpreh ajo.
Çitaku tha se asnjëherë nuk i ka ndodhur gjatë raportimit të saj, që të ketë një çakordim total në mes të prezentimit të Kosovës dhe aleatëve.
“Unë para çdo seance kam ndarë pikat e diskutimit me përfaqësuesin e SHBA-së, Francës, Britanisë në mënyrë që të jemi sa më të koordinuar.”, tha ajo.
Ajo tha se mungesa e koordinimit të kryeministri Kurti me aleatët është e rrezikshme dhe e dëmshme.