Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar sot me mbi 2/3 e shteteve anëtare pro aplikmit të Kosovës për anëtarësimin në KiE, shkruan GazetaDemos.
Këtë vendim e ka përshëndetur edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se për lajmin duhet të gëzoheshin të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.
“Sot Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.”, ka shkruar Çitaku,/Demos/