Lajme
Çitaku në Podujevë: Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova s’është pronë private e tij

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha sot se do t’i tregojnë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit se siç është shprehur ajo, Kosova s’është pronë private e tij.
Ky koment i saj erdhi gjatë fushatës elektorale ndërsa fliste para qytetarëve në Podujevë me kritika për veprimet e Qeverisë Kurti, ku pasoi edhe pezullimi nga SHBA i dialogut strategjik, ndërsa i falënderoi qytetarët që siç tha ajo, “nuk e braktisën asnjëherë projektin politik të Hashim Thaçit”
”Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij”.
”Për këtë vend është derdhur gjak shumë”, shtoi ajo ndër tjera.
”Nuk jemi bukëpërmbys, nuk harrojmë kush ka qenë me neve në ditët dhe orët më të rënda”.